Shqip Quotes

Quotes tagged as "shqip" Showing 1-30 of 65
Fyodor Dostoevsky
“Naten s'kisha gjume, me mbyste pendimi, kot thone qe pendimi te lehteson.”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Po ç'pune ke ti, mor zoteri, me çizmet e mia te shqyera dhe me berrylat e mi te grisur?”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Lere pastaj qe ka dhe jo pak pasunare qe s'i pelqen te degjojne ankimet me ze te larte te varfanjakeve. Se, sigurisht, i shqetesojne, i bezdisin me ankesat pa fund. Po, moj shpirt, varferia kurdohere e bezdisshme eshte. Ja ç'eshte, Varenjka. Renkimet e te uriturve, klithmat e zemerplasurve u prishin gjumin ca zoterinjve.”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“E po, mirupafshim! Po me mbyt trishtimi, nga merzia. Seç kam nje brenge ne shpirt, Makar Aleksejeviç. As vete s'e di arsyen. E tille dite paska qene. Mirupafshim!”
Fyodor Dostoevsky

Charles Bukowski
“Zemër", i thash, "Unë jam një gjeni por askush nuk e di këtë, përpos unë.”
Charles Bukowski
tags: shqip

Fyodor Dostoevsky
“E ke vene re, Seriozha? Sikur qesh me ty duket, kurse ne te vertete nuk te qesh, te do...”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Kushdo qofte, edhe njeriu i vogel, nga ata qe nuk e turbullojne ujin, qe askujt s'i bien me qafe, qe rrojne me friken e perendise, por edhe me friken per veten, shkojne me mendjen te mos ngacmojne njeri se keshtu as ate vete nuk do ta ngacmojne, do ta lene te qete ne hallet e tij, nuk deshiron qe te tjeret te futin hundet ne jeten e perditshme qe ben, nuk ia ka enda te flasin ne e ka te ri apo te vjeter jelekun, ne i ka te reja apo me mballoma çizmet, nuk ia ka enda te marrin vesh te tjeret ç'eshte duke ngrene, çfare po shkruan?... E ç'te keqe paska, moj zemer, qe une, kur shoh xhadene te prishur, eci ne maje te gishtave, shkel me kujdes per te ruajtur çizmet? Pse duhet shkruar per tjetrin qe ndonjehere nuk ka para as per te pire nje gote çaj? Sikur qenka e thene dhe e vulosur qe njerezit, te gjithe sa jane, patjeter duhet te pine çaj. Po pse e udhes qenka te shohesh ne gojen e tjetrit per te ditur ç'cope eshte duke pertypur? A fyhet njeriu keshtu? Jo, shpirti im! Perse u dashka fyer tjetri kur ai s'te ngacmon?”
Fyodor Dostoevsky

Charles Bukowski
“Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.”
Charles Bukowski

Charles Bukowski
“Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje... ju lutem, më vrisni!”
Charles Bukowski

Charles Bukowski
“Ne të gjithë jemi duke shkuar për të vdekur, të gjithë ne, çfarë cirku! Kjo vetë duhet të na bëjë ta duam njëri-tjetrin, por kjo nuk e bën. Ne jemi të terrorizuar dhe të rrafshuar nga trivialiteti, ne jemi duke u ngrënë nga asgjëja.”
Charles Bukowski

Fyodor Dostoevsky
“Duhet te qendrojne larg njeri-tjetri si fatkeqet ashtu dhe te varferit, keshtu nuk do te rendoheshin nga njeri-tjetri. Ju shkaktova aq shume fatkeqesi, qe s'i kishit patur kurre me pare ne jeten modeste te vetmitarit. Kjo me brengos, ma derrmon shpirtin.”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Me dendin me lakra, gatuar me çaj,
Fryhu bark, fryhu, pelcit,.s'te kam faj!


("kenge burgu")”
Fyodor Dostoevsky

Fyodor Dostoevsky
“Jam njeri i semure... Jam edhe tip keqdashesi. Nuk bej pjese, nderkohe, ne simpatiket. Me duket se vuaj nga melçia, ndonese vete une gje prej gjeje nuk kuptoj nga semundjet, as qe e di me saktesi ç'me dhemb. Nuk kurohem e as jam kuruar ndonjehere, pavaresisht nga respekti qe kam per mjekesine (se i shkolluar une jam, por edhe bestyd jam). Me ka hipur ne kole, nuk dua te kurohem nga inati. Ju kete kushedi as edhe e kuptoni, kurse une e kuptoj, ndonese s'jam ne gjendje t'ua shpjegoj se kujt i bej dem me kete inat timin. E di fort mire, qe as mjekeve e askujt tjeter nuk i behet vone qe jam tip inatçori, e as vete per veten nuk e çaj koken, ndonese fort mire e di qe inati eshte dem i kokes. Ngado qe ta sjellesh e kam mbushur mendjen, e kam bere top: nuk dua qe nuk dua te kurohem. Me dhemb kjo e shkrete melçi, le te dhembe, nuk paska plasur!”
Fyodor Dostoevsky, Notes from Underground, White Nights, The Dream of a Ridiculous Man, and Selections from The House of the Dead

Fyodor Dostoevsky
“Se une jo vetem nuk isha nopran e nurzi, por as i lig e as keqdashes nuk isha, ama edhe ndonje hiç nuk ehste se isha. Ja ku po jua them se nuk kam qene as i lig e as i poshter, po as i ndershem, nuk kam qene hero, por edhe shterpi nuk kam qene. Ne keto çaste dergjem ne qoshen time dhe vetem ndersej veten, vetem shtirem sikur kam qene njeri i keq, se, sipas meje, nje njeri qe e ka plot koken, s'ka si ben marrezi si ato te miat, vetem budalli sillet asisoj.”
Fyodor Dostoevsky

Charles Bukowski
“Një intelektual thotë një gjë të thjeshtë në një mënyrë të vështirë. Një artist thotë një gjë të vështirë në një mënyrë të thjeshtë.”
Charles Bukowski

Martin Camaj
“Lahuta mbet varë n’ tra,
Mixha kalbët n’ dhé,
E, nipat s’dinë me i ra!”
Martin Camaj

Fyodor Dostoevsky
“Eshte e mire letersia, Varenjka, shume e mire eshte. U binda diten e trete te vizitave. Gje me peshe. Ua forcon zemren njerezve, u meson si te jetojne. C'nuk thuhet ne ato shkrime.”
Fyodor Dostoevsky

Ben Blushi
“Zoti na ka detyruar të besojmë se njerëzit nuk kanë pse ta zëvendësojnë Zotin.”
Ben Blushi, Shqipëria
tags: shqip, zoti

Haruki Murakami
“Mendoj që do të vijë një ditë që edhe hijet do t'i përpijë errësira.”
Haruki Murakami, Norwegian Wood

Haruki Murakami
“Njerëzit në botën e vërtetë kështu janë, e detyrojnë njëri-tjetrin të bëjnë gjëra që s'kanë dëshirë t'i bëjnë.”
Haruki Murakami, Norwegian Wood

Mit'hat Frashëri
“Gjithë fatkeqësia vjen kur njeriu kërkon të rrojë pa fituar, te fitojë pa punuar, të punojë pa u lodhur.”
Mit'hat Frashëri

Jakov Xoxa
“Sot jemi të shtrënguar të dëgjojmë përralla, nesër do shikojmë të vërteta.”
Jakov Xoxa, Lulja e kripës: I
tags: shqip

“Tha, e thotë, edhe do t'thonë,
Dér sa t'jetë toka e qielli;
Si do kjoftë heret a vonë,
Mbas të vranit prap del dielli!... -”
Hamid Gjylbegaj

“Pak jetohet në këtë botë sa për të pasur kohë për të përhapur urrejtjen ndaj njëri-tjetrit.”
Nebil Duraku, Egjra

“Ato flinin ambëlsisht, si munden vetëm fëmijët që ndjejnë sigurinë e afërsisë së nanës.”
Rexhai Surroi, Besniku

“Shumë thonë se vetë jeta është luftë. Hëh, jo, ore jo; luftë e njëmend është ajo e panjohur që gjendet brenda njeriut (...)”
Nebil Duraku, Egjra

Paulo Coelho
“Fito mbi veten dhe do të fitosh mbi botën.”
Paulo Coelho
tags: shqip

Ivan Goncharov
“Kujtimet janë një poezi e madhe kur janë kujtime të një lumturie të gjallë, por bëhen mall që të zhurit kur të kapin plagët e fjetura...”
Ivan Goncharov, Oblomov: A Classic Russian Satirical Novel

Ivan Goncharov
“Afrimi i ngushtë midis dy njerëzve, rëndon kurdoherë mbi të dy palët dhe duhet një përvojë e pasur jete, shumë logjikë e përzemërsi që, duke përfituar vetëm nga cilësitë pozitive të njëri-tjetrit, të mos e fyesh shokun me të metat e tua dhe mos ndjesh vehten te fyer nga të metat e tij.”
Ivan Goncharov, Oblomov

Ivan Goncharov
“Më duket sikur brenda kam të burgosur një dritë që kërkon më kot një shteg të dalë, dhe më duket se do të djegë ndriçimin e saj për të ndriçuar burgun ku është mbyllur.”
Ivan Goncharov, Oblomov

« previous 1 3